Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit, reagon Berisha: Administrate me hajdutë dhe kriminelë
Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin e tij social facebook pasi policia e Lezhës ditën e sotme vuri në pranga Drejtorin e Ujësjellëti të Kurbinit Alfred Prodani.
Prodani është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
"Administrate me hajdute dhe kriminele", shkruan Berisha.
Ai tregon se në dt 12.11. 2019 ka bërë publik denoncimin e qytetarit dixhital ku thot se Prodani është i akuzuar për grabitje, por ky i fundit e kundërshtoi duke thënë "Jam në punë prej disa vitesh. Nuk kam asnjë lidhje me lajmin e publikuar nga Sali Berisha dhe mediet".
"Alfred Prodani, drejtori i ujesjellesit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhune dhe ekstradohet ne Spanje. Me dt 12.11. 2019 qytetari dixhital e denoncoi ate" shkruan Berisha.
