Rama: Nuk na duhet konsensusi, na duhet president që të mos na turpërojë
Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri. Ai tha se Partia Socialiste nuk ka akoma një kandidatur pasi po ta kishin do ta kishin bërë me dije.
Rama: Zgjdhja e Presidentit është gjëja që kemi përpara në javët që vijnë dhe dua ta shfrytëzoj këtë rast edhe për të thënë për ata që mesa shoh dhe shohim se janë përfshirë në këtë proces si pjesë e palëve të parlamentit. Ne nuk e kemi ende nje emër se po ta kishim do ta kishim bërë me dije. Dhe do të shkonim në tryezë me një emër për të dëgjuar për emra të tjerë dhe për të dalë në një konkluzion.
Ai foli dhe për qëndrimin e demokratëve të cilët kanë thënë se do të bëjnë një listë me kriteret që duhet të plotësojë Presidenti.
Rama: Kam dëgjuar që thonë jo do bëjmë një letër, jo do vendosim kritere, jo të mos na përdorin. Unë nuk e di çfarë duan të thonë të gjitha këto. Unë di që kemi qenë në dy procese për zgjedhjen e Presidentit kur ishim në opozitë. Një proces kur ata nuk i kishin votat dhe pastaj i bënë në fund dhe një proces kur ata i kishin votat që ndori në fund një president, presidentin Bujar Nishanin. Në bëmë detyrën tonë nuk vumë as letra as përcaktuam kritere. Sado kritere të duash do të dalësh tek emri, emri është problemi. Unë për shembull kriterin e parë do të vija të ketë lindur në hënë. Të jetë rritur në hënë dhe të vijë me dëshmi penaliteti të pastër nga hëna. Ky do të ishte perfekt por nuk e ke kështu që thirrja ime për të gjithë ata që janë përfshirë në anën tjetër është të mos humbasim kohë me këto. Ne jemi në këtë proces jo për të larë gojën se nuk kemi gojë për të larë. Gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mengjesi deri në darkë. As nuk jemi në këtë proces për të bërë sikur po kërkojmë konsensus.
Ne nuk na duhet konsensus na duhet një president i cili të nderojë Shqipërinë, i cili të normalizojë institucionin i cili të mos na turpërojë kur del në TV apo kur flet për malin me gropa. Nuk jemi në kërkim të konsensusit por të një presidenti që të rrezatojë përtej nesh. Prandaj kemi thënë që figurat e PS-së nuk mund të jenë pjesë e saj."