Presidenti i ri dhe Avokati i Popullit/ Rama i prerë: PS nuk do të njohë asnjë kërkesë nga Berisha
Në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama teksa ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri është shprehur se nuk do të pranojë asgjë që sipas tij buron nga Sali Berisha.
Rama: Por natyrisht Presidenti nuk mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit. Paralelisht do të zgjedhim Avokatin e Popullit kështu që u takon atyre(opozitës) që të sjellin propozimet për Avokatin e Popullit apo Avokaten por kur them opozitën duhet të jem shumë i qartë. E përjashtoj kategorikisht si të klasifikueshëm brenda kornizës së opozitës non gratën e madhe dhe shpurën e tij.
"Ai është drejtim me të cilin politika e Partisë Socialiste dhe politika e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje", tha ai.
Rama: PS nuk do të njohë në asnjë rast, për asnjë arsye asnjë vendim dhe asnjë kërkesë që buron nga ai drejtim. Ai është drejtim me të cilin politika e Partisë Socialiste dhe politika e Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë lidhje. Ne përsa na takon, as nuk kemi as nuk do të kemi asnjë lidhje. Ne nuk do të pranojmë njohim asgjë që do të burojë, nga çdo llojë pretendimi, vendimi, vendimmarrje kërkese, të së keqes së madhe për vendin tonë. Jo për Presidentin, por as për rojen e cilësdo godinë në këtë vënd jo e jo, por as për një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës nuk marrim opinion nga ai burim.