Rama në Asamblenë PS: E gjithë Shqipëria pret ta shohë Ilir Metën para SPAK-ut

Nga Asambleja e PS-së, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish SPAK-u, dhe tha se shqiptarët mezipresin ta shohin Ilir Metën para SPAK. 

Ai tha se njeriu i vlerësuar nga DASH si një ndër kampionët në luftën globale të korrupsion nuk u lejua të futej në proces që të promovohej si gjykatës.

"E kundërta është e vërtetë Kampioni i anti-korrupsionit, me vulë të Sekretarit të Shtetit amerikan është futur nën hetim nga SPAK për një denoncim të atij, që jo unë, por e gjithë Shqipëria pret ta shoh para SPAK-ut, Ilir Metës. 

Unë personalisht nuk kam qenë naiv. Nuk kam menduar që pasi të bëhet kjo gjithçka do të shkojë fjollë. As nuk kam menduar që pasi të kalojmë ndryshimet në parlament nuk do të shikojmë çudira, por jam gjithnjë më I paudurar përpara faktit se ata që e nxinë totalisht Shqipërinë dhe pandëshkueshmëria u bë symbol janë të paprekur.

Të gjithë dhe me lehtësi të hatashme. SPAK shkon e bën sahatin zviceran me Ardian Dvoranin, që sot e gjithë ditën jeton me një apartament të para viteve ’90 ndërkohë që ata i kanë të rreshtuar vilat, njërën ma fali vjehrra, njëri babai i gruas. Kishte 7 dhëndurë, por ky ishte më i ndershme këta janë të gjithë sot e gjithë ditën duke pritur për të shkuar në Paris për të ndjekur Champions League"