Mori para "nën dorë" për ndryshimin e masës së sigurisë, lirohet prokurori Edmond Kariqi
Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 18:38
Lirohet nga burgu Edmond Kariqi, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit që u arrestua nga SPAK për korrupsion në Kavajë.
Sot Gjykata e Posaçme e dënoi Karriqin me 2 vite burgim, duke urdhëruar më pas pezullimin e burgimit dhe kalimin e ish-prokurorit në shërbim prove për një periudhë 4 vjeçare.
SPAK e akuzoi prokurorin se kishte marrë 2 mijë euro për lehtësimin e masës së sigurisë për një personin nën hetim.
Emri i përfaqësuesit të akuzës ka dalë gjatë përgjimit të personave që ishin nën hetim. Pas ndalimit policia ka kontrolluar edhe banesat.
Bashkë me të u arrestua dhe shoferi i tij që bënte rolin e sekserit.

