Berisha shmang Alibeajn, Baçi: Përpiqet ti japë legjitimitet gjithë lëvizjes duke u ulur me maxhorancën

Publicisti, Agim Baçi, ishte i ftuar sot në ORA TV me gazetarin Sebastian Zonja. Ai foli për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Sipas tij, bojkotimi i bisedimeve për Presidentin e ri nga PD është në kundërshtim me rezolutën e votuar në Kuvendin e thirrur nga Berisha, ku thuhet se janë kundër çdo lloj bojkoti.

Baçi: Në kuvendin e thirrur nga Berisha është votuar një rezolutë që thuhet se janë kundër çdo llojë bojkoti. Por këmbëngulin që të bojkotojnë bisedimet me Ramën. Në fakt në thelb duhet ti bojkotojë sipas tyre Alibeaj për të shkuar tek pika që i vetmi promotor është Sali Berisha.

Ai thotë se përpjekja e Komisionit të Rithemelimit dhe e gjithë përpjekja e Berishës është ti japë legjitimitet gjithë lëvizjes duke u ulur me maxhorancën.

Baçi: I gjithë debati është që nëse nuk negocion Komisioni i Rithemelimit nuk ka asnjë kuptim. E gjithë përpjekja e Komisionit të Rithemelimit, e gjithë përpjekja e Berishës është ti japi legjitimitet gjithë lëvizjes duke u ulur me maxhorancën. Po e gjen rastin e Presidentit për të shmangur Alibeajn dhe të ulet vetë sepse vetëm kështu legjitimiton vetveten përballë maxhorancës si personi interikutor i opozitës me të cilin mund të bëhet marrëveshja.