Fermerëve nuk u del llogaria/ Myzeqeja, hambari i Shqipërisë, po lihet djerrë

Në Lushnje dhe në Fier muaj pas muaji tokat e pa kultivuara po fitojnë terren. Fermerët e Lushnjes që kultivojnë perime në sera, shprehen se shkak është rritja e çmimit të plehrave, pesticideve dhe karburantit.

Aleksander Saveta: Ky kastravec ka dy javë që nuk vilet sepse nuk ka çmim. Do ta lejmë punën, nga 4 dylim që kam do mbjell një dylim.

Fatura e lartë për të shkuar te prodhimi shkon në të kundërt me çmimin e shitjes së produkteve që është në rënie.

Luljeta Gjini: Vitet e fundit ne po dalim me humbje sepse sëmundjet janë shtuar, do të thotë që shtohet kostoja.

Kozma Gjini: Para dy viteve ose tre viteve me çmimet e ulëta që kishim ne me plehërat dhe me TVSH na dilte 300 lek.

Shumë prej fermerëve nuk kanë aplikuar për suvencione per shkak të barrierave burokratike. Por nuk mungojnë rastet kur jepet me vonesë

Luljeta Gjini: Ne farërat nuk i blejmë në prill i blejmë në nëntor. Edhe për naftën hiç, bëmë letrat, hiç asgjë.

Gjithashu sipas fermerëve edhe farmat e perimeve që blejnë nuk kanë asnjë lloj garancie dhe kontrolli nga instancat përkatëse pasi shpesh ata kanë dështuar në prodhim.