Ora News kap momentin kur prokurori Kariqi shoqërohet në Drejtorinë e Policisë, dyshohet se mori 2000 euro për ndryshim masë sigurie

Pasditen e sotme rreth orës 16:30 makina e forcave "Shqiponja" solli në drejtorinë e policisë së Tiranës prokurorin drejtues të komanduar në Prokurorinë e Kukësit, Edmond Kariqi. Ai duket i shoqëruar nga një polic në momentin kur del nga makina. Ora News ka arritur të filmojë këtë moment.

Kariqi  së bashku me Isuf Gegën do të qëndrojë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deri në momentin e daljes para Gjykatës brenda  48 orësh për tu njohur me masën e sigurisë.

Mësohet se prokurori ka përfunduar në pranga për akuzën e korrupsionit. Për të njëjtën akuzë është arrestuar edhe Isuf Gega i cili ka pasur detyrën e shoferit, dhe dyshohet se kryente rolin e sekserit. Sipas SPAK prokurori akuzohet se ka marrë 2 mijë euro për lehtësimin e masës së sigurisë për një personin nën hetim, bëjnë të ditur burime, raporton gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Emri i përfaqësuesit të akuzës ka dalë gjatë përgjimit të personave që ishin nën hetim. Pas ndalimit policia ka kontrolluar edhe banesat.

Ora News kap momentin kur prokurori Kariqi shoqërohet në