Aksidentoi adoleshentin me biçikletë, lihet në burg i riu në Lezhë
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 16:14
Gjykata e Lezhës la në burg 28-vjeçarin Gjovalin Gjeta, i cili u arrestua të mërkurën nga policia pasi përplasi me automjetin e tij një 14-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë, duke e lënë të plagosur rëndë.
Gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 28-vjeçarit dhe vendo
si ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti ndodhi pasditen e të mërkurës në rrugën e fshatit Mylte në Lezhë dhe i mituri u dërgua në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
