S'ka marinarë, po i marrim nga Egjipti

Përveç sektorit të hotelerisë e turizmit edhe Porti në Durrës po përballet me mungesë të punonjësve. Të rinjtë shqiptarë nuk tregojnë interes për degët e detarisë, ndërsa mungesat vitet e fundit po plotësohen nga Egjipti.

Në Durrës nuk ka marinarë.Vitet e fundit mungesat po plotësohen nga Egjipti.

Ylli Sevani, profesor i degës së detarisë në shkollën profesionale “Hysen Çela” thotë se të rinjtë shqiptarë nuk tregojnë interes për këtë profesion.

Edhe ata pak që e ndjekin këtë degë punësohen jashtë vendit.

"Është shumë i etur tregu, e pamundur të plotësojë kërkesat shkolla jonë. Kam punuar vetë kapiten anijeje, kanë marrë nga Egjipti dhe vende të tjera."

Janë të shumta programet profesionale që ofrojnë mundësi punësimi në vendet e Bashkimit Evropian.

Këto vajza po e ndjekin kursin e kuzhinës me qëllim për t`u larguar nga Shqipëria.

"Dega jonë njihet dhe jashtë vendit kështu që ne kemi më shumë mundësi ta vazhdojmë jashtë."

"Diploma e kësaj shkolle njihet dhe jashtë."

Drejtorja e Shkollës, Blerina Dervishi, thotë po ashtu se shumë prej nxënësve të saj që janë formuar në sektorin e hoteleri-turizmit po ikin çdo vit duke lënë mungesa të mëdha në qytetin bregdetar.

"Punojnë në zanatin e tyre, numri po rritet nga dita në ditë."

Me qëllim për të afruar të rinjtë drejt programeve profesionale, të premten në Durrës u organizua panairi “Të njohim profesionet përmes shkollës".