“Soros nuk ndalet” Berisha: Financoi një fushatë të egër kundër kandidimit tim për kryetar

Ish Kryeministri Sali Berisha, tha se e ka gati dosjen e dorëzimit të kandidaturës për tu zgjedhur si kryetar në 22 maji. Ai akuzoi sërish Soros se ka financuar një fushatë të egër kundër kandidimit të tij, ndërsa tha se se asgjë nuk do të ndal më rrugën për një opozitë të pa kapur dhe të vërtetë.  

Sali Berisha, e ka gati dosjen për ta dorëzuar brenda afateve, si kandidat për kryetar i partisë demokratike. Ish kreu i demokratëve tashmë prej shtatorit është në betejë për të rimarr partinë demokratike, tha se Soros pasi ka lobuar për ta dizenjuar non grata, ka ngritur një fushatë kundër kandidimit të tij.

“Unë nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Unë do jem një lider referendar i zgjedhur me referendum popullor.”

7 maji është afati i fundit për tu regjistruar si kandidat. Sali Berisha duket se nuk do të ketë rival, e për këtë e ka një argument.

“Njeriu ka shpallur publikisht se do të kandidojë dhe bëhen emisione a duhet të kandidojë apo jo? A nuk është kjo një antifushatë që shkel çdo parim demokratik?”

Procesi për presidentin e ri tha ai është i manipuluar  nga Edi Rama. E këtu përmendi zarfat sekrete e deri  duke e quajtur Alibeaj si loje me kukulla.

“I tëri ky është një skenar i turpshëm dinjitoz për kreun e organizatës kriminale të qeverisë shqiptare.”

Jozefina Topalli, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi sot janë anëtarë të këshillit komëbatrë të pd-së, por në zgjedhjet e fundit ishin kundër PD-së. Sali Berisha, ka këtë pëgjigje.

“Politika ka një moral. Murrizi e Hajdari qenë dy deputetë që nuk u pajtuan për djegien e mandateve.”

Sali Berisha, u ndal gjatë  tek vetërasja e Elvi Metës, në komsiariatin e për këtë  ngjarje ai këkroi dorëheqjen e ministrit Blendi çuçi, ndërsa lajmëroi një protest me qirinj në disa komisariate të vendit.