Vlorë, një sportel i dedikuar për të ndihmuar pensionistët për shërbimet online

Të moshuarit dhe personat që nuk kanë njohuri në përdorimin e platformës e-albania do të ndihmohen nga punonjësit e gjendjec civile për të marrë shërbimin që kanë nevojë.

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila tha se për këtë kategori do të ketë një sportel të dedikuar pranë të cilit mund të paraqiten qytetarët.

Mahila: Ti asiostojnë në detaje që në krijimin e llogarisë, që në kryerjen e aplikimit në atë që kërkojnë të gjitha kto, me qëllim që këta qytetar të mos ju drejtohen qendrave të internetit apo personave të tjerë të cilët në një farë mënyre edhe mund të abuzojnë.  
Për të shmangur abuzimet Mahila u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale.

Mahila: Që mos të japin të dhënat e tyre, identitetet e tyre dhe pasuordet e tyre të kenë parasysh të funksionojnë me sistemin e e-albania siç funksionojnë me kartat e kreditit apo kartën e bankave.

Po ashtu zyrtari i qeverisë bëri me dije se kalimi i shërbimeve online nuk do të shoqërohet me largim nga puna të punonjësve të administratës.

Mahila: Asnjë nga punonjësit që janë të gjendjes civili, dhe në rang republike janë 544 punonjës nuk do të lëvizin nga puna, përgundrazi do të jetë maksimalisht i angazhuar siç ka qenë deri tani. Natyrisht ndryshon forma e angazhimit.

Shumë qytetarë e veçanërisht të moshuarit janë gjendur në vështirësi pas kalimit të shërbimeve online prej 1 Majit.