Prokurori në burg, para "nën dorë" për ndryshimin e masës së sigurisë
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg drejtuesin e prokurorisë së rrethit gjyqsore Kukës Edmond Kariqin si dhe shoferin e tij Isuf Gega, po ashtu në masën e arrestit në burg në mungesë u lanë edhe Emirjan Beun dhe Dritan Dedja
Senaca e cila filloi në orën 8:30 minuta të mëngjesit zgjati për rreth 2 orë. Në seancë të panduhurit nuk kanë pranuar të flasin para togave të zeza.
Sipas dosjes hetimore thuhet se e gjithë historia ka nisur në nëntor të vitit 2019 ku në Kukës u arrestuan 5 persona.
Emirjan Beu është kontaktuar në telefon me Isuf Gegën dhe e pyet nëse ka miqësi me Prokurorin Kariqi, për të mësuar më shumë mbi arrestimin e Ramadan Dedja, vëllait të Dritan Dedja ky i fundit i shpallur në kërkim.
Gega i është përgjigjur se më prokurorin ka lidhje miqësore pasi ka qënë drejtues i prokurorisë së Kavajës.
Isuf Gega, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja të tre së bashku janë takuar në Qytetin e Kavajës më 24 nëntor. Të nesërmën vëllai i të arrestuarit, niset për Kukës për të takuar Prokurorin si dhe për të marrë makinën e cila ishte sekuestruar pas arrestimit.
Prokurori Kariqi sipas SPAK ka kontaktuar me një OPGJ ku i kerkonte që akt ekspertimi toksikologjik për të arrestuarin të dalë sa më shpejt.
Në datën 2 dhjetor zhvillohet takimi i radhës mes Gegës dhe Dedjës pasi akt ekspertimi kishte dalë. Dritani flet me Emirjan Beun dhe i thotë: “jam duke shkuar te Cufja, ti jap ato që më tha”
Në dosjë hetimore janë të faktuara momentet kur Dritan Dedja ka nxjerr në Exhange 22 kartëmonedha 100 dollarëshe dhe 3 kartëmonedha 5 mijë lekëshe, që shkojnë në vlerën e 2 mijë e 2 dollarë.
Pas këtij moment Dedja shkon niset për Kavajë aty ku takon Isuf Gegën. Ky i fundit sapo është takuar me Dedjen shkon tek lokali ku ndodhej prokurori Karriqi. Nuk vonon shumë kur edhe vete Dedja takohet ne ambjentet e lokalit me prokurorin dhe pas 20 minutash ai leviz nga aty dhe telefononte babin e tij ku tregon se kishte kryer punen dhe se nesër vëllai do të rikthet në shtëpi.
Avokati mbrojtës në seancën e zhvilluar sot (3 korrik) e ka kundërshtuar vendimin e trupës gjykuese duke u shprehur se do ti drejtohet apelit të posaçshëm. Po në ditet në vijim edhe KLP pritet që të marrë vendim për prokurorin Edmond Kariqi.
