Vrau gruan para Gjykatës në Elbasan, Prokuroria mbyll hetimet për Koçi Buzën, dërgon dosjen në gjykatë  

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për shtetasin Koçi Buze dhe e ka dërguar dosjen në gjykatë nga ku Bozos do ti jepet dënimi i formes së prerë për vrasjen e gruas Liljana Buzo.

Njoftim Zyrtar Prokuroria Elbasan

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 06/05/2022 ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr. 535, për ngjarjen e ndodhur më datë 06/05/2021 pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me të pandehur shtetasin:

Koço Buzo hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” me akuzën e ngritur për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” të parashikuara nga nenet 79 gërma “e” dhe “ë”, e 22, 79/c, 274 dhe 278/1 të Kodit Penal, ku mbeti viktimë bashkëshortja e autorit, shtetësja Liljana Buzo si dhe mbetën të plagosur shtetasit Gëzim Toçila dhe Adriatik Kolaj.

Ngjarja i referohet datës 06/05/2021 në të cilën në afërsi të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan i pandehuri Koço Buzo vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo, me të cilën ishte në proces divorci.

Ngjarja ndodhi më 6 maj 2021, ku Buzo u  vra nga bashkëshorti në dalje të Gjykatës. 

Lilana Buzo, 54 vjeçe u qëllua me automatik nga bashkëshorti Koço Buzo, 58 vjeç ish efektiv policie.

Liliana Buzo, u qëllua pas shpine me tre plumba në trup e për pasojë ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Elbasanit.

Breshëria e plumbave la të plagosur avokatin, Gëzim Toçila dhe një kalimtar të identifikuar si Adriatik Kolaj.

Vrau gruan para Gjykatës në Elbasan, Prokuroria mbyll hetimet për

Vrau gruan para Gjykatës në Elbasan, Prokuroria mbyll hetimet për