Sot mbledhja e konstituimit e Këshillit Kombëtar të PD-së, pritet zgjedhja e kryetarit

Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar pasditen e sotme në orën 18:00.

Kjo do të jetë mbledhja e parë pas Kuvendit të 30 prillit që zgjodhi dhe anëtarët e rinj të këtij organi të rëndësishëm.

Mbledhja e sotme përveç konsituimit pritet edhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit.

Dy orë para kësaj mbledhje në selinë blu po zhvillon mbledhje Komisioni i Rithemelimit.

Në qendër të diskutimeve do të jetë axhenda e mbledhjes së Këshillit.