Tiranë: Dy të plagosur në një lokal tek rruga "Teodor Keko", arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 15:20
Është arrestuar nga policia një 41 vjeçar pasi ka plagosur me mjet prerës dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, brenda ambienteve të një lokali në rrugën "Teodor Keko" në Tiranë, informon policia e Tiranës.
Pas konfliktit shtetasi që plagosi dy personat është larguar nga vendngjarja.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit që është një 41 vjeçar, banues në Vorë dhe kapjen e tij disa orë pas ngjarjes. Të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet E. N., 35 vjeç dhe P. B., 48 vjeç. Fatmirësisht ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Organet kompetente po merren me hetimin e mëtejshëm të rastit.