Konstituohet Këshilli Kombëtar, PD me projekt-rezolutë për zgjedhjen e Presidentit: S'bëhemi pjesë e farsave

Konstituohet Këshilli i ri Kombëtar i PD, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e 30 prillit.

Mbledhja konstituese u hap nga Bujar Kapexhiu, anëtar i këtij Këshilli, i cili lexoi edhe pikat e rendit të ditës, mes të cilave zgjedhja e kreut të Këshillit.

Kapexhiu: Për mua është kënaqësi dhe me detyrën për ta moderuar, prandaj falenderoj organizatorët dhe atë person që ka thënë për herë të parë emrin tim. Është kënaqësi, faleminderit. Ne të gjithë do të kalojmë nga suksesi në sukses dhe për këtë jemi mbledhur për të zgjedhur kryetarin e këshillit kombëtar. Miratimin e një rezolutë të PD mbi qëndrimin politik të saj sa i takon zgjedhjes së presidentit. Zgjedhjen sipas detyrimit të kryetarit të këshillit kombëtar. Sipas të dhënave nga sekretaria pjesëmarrës në këtë mbledhje janë 203 vetë. Kjo do të thotë se është plotësuar kuorumi dhe aftësia vendimarrëse e mbledhjes.

Më pas deputeti Oerd Bylykbashi paraqiti draft-rezolutën për miratim nga Këshilli mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, e cila u miratua me shumicë votash.

Konstituohet Këshilli Kombëtar, PD me projekt-rezolutë për

Bylykbashi: Këshilli Kombëtar i PD me këtë rezolutë vendos: PD do të shprehë vullnetin e saj për zgjedhjen e Presidentit me votën e deputetëve të grupit të saj parlamentar në çdo rast pa u bërë pjesë e farsave institucionale të mazhorancës. Mandatohet Komisioni i Përkohshëm i PD të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera opozitare në procesin e zgjedhjes së Presidentit në Kuvend. Në rast se në procesin politik dhe parlamentar të gjetjes së kandidaturave krijohen kushtet për konsensus për votimin e Presidentit nga kandidatë të propozuar nga opozita mandatohen përfaqësuesit e PD që bashkarisht me përfaqësuesit e tjerë të partive opozitare të propozojnë kandidatë në raundet e përcaktuara nga Kushtetuta. Çdo alternativë që mundëson zgjedhjen e Presidentit me votat e PS, apo pa konsensus politik të vërtetë, do të refuzohet me votë në Kuvend. Grupi Parlamentar i PD, siguron zbatimin e qëndrimit politik të PD, të përcaktuar në këtë rezolutë. Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese dhe tagrat përfaqësuese politike të rrjedhura nga vendimet e organeve përfaqësuese të PD, nuk përfaqësojnë PD-në në procesin e zgjedhjes së Presidentit. 

Konstituohet Këshilli Kombëtar, PD me projekt-rezolutë për