Kuvendi e shkarkoi, Gjiknuri në mbrojte të Alibeaj: Përfaqëson opozitën, do jetë në tavolinën e bisedimeve për president
PS nuk njeh Kuvendin Kombëtar të PD që u thirr nga Komisioni i Rithemelimit më 30 prill.
Sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike në një deklaratë për mediat, tha se nuk e di nëse Enkelejd Alibeaj të jetë shkarkuar nga kreu i grupit parlamentar, kur u pyet nëse do të ulen në tavolinë me Berishën për diskutimet për president.
Ai tha se Alibeaj përfaqëson opozitën dhe ky i fundit do të jetë ë tavolinën e bisedimeve, për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit.
Damian Gjiknuri: Nëse kryetar i grupit do të shkarkohet dhe kur të ketë një vendim nga grupi për shkarkim është vendimi i tyre, por ka procedura se si bëhen këto. Mund të ketë shumë shkarkime ashtu siç mund të ketë edhe vetëshpallje, dhe deklarime, por në Kuvendin e Shqipërisë ka disa procedura dhe ka grupe të regjistruara. Për aq kohë së Alibeaj është kryetar i grupit parlamentar, natyrshëm do të jetë një tavolinën e bisedimeve. Nuk di të jetë shkarkuar Alibeaj, ai përfaqëson opozitën.
Nëse Alibeaj kërkon të bashkojë grupin e PD me një emër të Presidentit është në rregull. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik. Por nëse Alibeaj me të tjerë, se vetëm Berishën dimë “Non Grata”. Por nëse ata vijnë pas Alibeaj për një kandidaturë që i bashkon ata. Unë e mirëpres. Të mblidhet të diskutojnë brenda PD. Hodha një ide.
