Gjiknuri: Presidentët nuk janë zgjedhur me ultimatum, PS nuk e njeh këtë metodë
Damian Gjiknuri, një nga tre anëtarët e grupit negociator për zgjedhjen e presidentit, tha se negociatat me ultimatume me PS nuk kanë funksionuar.
Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se presidentët në vendin tonë nuk janë zgjedhur me ultimatum, ndërsa tha se po tentohet të zgidhet me konsensus.
Duke iu referuar opozitës, Gjiknuri tha se PS nuk e njeh metodën e ultimatumit e aq më tepër kur vjen nga persona që nuk janë të qartë se çfarë përfaqësojnë.
Damian Gjiknuri: Do të trajtohen çështje politike në funksion të zgjedhjeve vendore. Kemi dhe disa risi siç është mundësia për bashkëdrejtimi e organizatës nga një grua dhe një burrë. Pra të kemi dy bashkëkryetarë. PS ka hyrë në një proces riorganizimi duke shëndoshur veten e saj, pavarësisht se si janë gjërat në kampin opozitar.
Negociatat me ultimatime nuk kanë funksionuar me PS dhe në situate edhe më të rënda për vendin apo në pikëpyetje vihej stabiliteti i vendit, siç ishte bojkotimi. Ultimatumi është një metodë që ne nuk e njihim aq më tepër që vijnë nga persona që nuk janë të qartë se çfarë përfaqësojnë. Ne u kemi bërë thirrje faktorëve opozitar në parlament për të vazhduar një proces dialogu. Pas përcaktimit të një profile opozita do të ketë të gjithë të drejtën e saj, dhe nëse grupimi mund ti kanalizojë ato kërkesa nëpërmjet përfaqësuesve të opozitës, ne do i shikojmë me seriozitet në profilin që do të biem në dakord. Presidentët nuk janë zgjedhur me ultimatum, presidentet tentohet të zgjidhet me konsensus. Kur nuk ka konsensus zbatohet Kushtetuta.
