Kasmi: Për Qemal Stafën dhe figurën e tij tregojnë edhe ata që kanë qenë të pranishëm me të
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Mariglen Kasmi historian u shpreh se e bën më të rëndësishëm dhe më të plotë mozaikun për Qemal Stafën edhe ata që tregojnë për të.
Ai tha se ka mjaft ndodhi kur tregohet heroizmi i tij dhe shtoi se detajet teknike nuk duhet diskutuar për të vënë në dyshim atë që ai përfaqësonte.
Kasmi: Pjesa e cila e bën interesante dhe e plotëson mozaikun janë ato që vetë ata njerëz që kanë qenë të pranishëm, tregojnë për atë që kanë përjetuar vetë. Ajo që të gjitha dëshmitë thonë është që Qemali ka larguar të gjithë shokët dhe është larguar i fundit vetë.
Po të kërkojnë elementë të heroizmit ja ku janë. Çështja i momentit të vrasjes dhe gjërat teknike nuk duhen diskutuar në këtë prizëm sepse janë shkak për të vënë në diskutim atë që përfaqësojnë Qemal Stafa si figurë historike.

