Presidenti i ri, Gjiknuri tregon kush është përjashtuar nga ky proces
Damian Gjiknuri një nga tre anëtarët e grupit negociator për zgjedhjen e presidentit, në një deklaratë për mediat tha se nuk është i qartë numri emrave që kanë ardhur për propozime për president.
Ai tha se profili i presidentit duhet të përcaktohet nga palët vendimarrëse. Ai shtoi se nga ky proces PS ka përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar, ndërsa shtoi nëse opozita do të propozojë emra mund të ndikojë pozitivisht në këtë proces.
Damian Gjiknuri: Nuk e kam të qartë numrin, ka dhjetëra propozime. Nuk është një proces që fdo të zgjidhet se kë do opinioni publik, ndryshe do të ishte një proces që do ta zgjidhte vetë populli. Por ka emra. Profili duhet të përcaktohet nga palët që janë vendimarrëse. Kemi përjashtuar anëtarët e grupit parlamentar dhe të jetë një njeri që ka një integritet shoqëror. Dhe këtu pastaj mund të ketë një gamë të gjerë emrash. Dhe opozita këtu ka një vlerë të vërtetë. Mund të trysnojë pozitivisht që të shkojmë brenda një profili apo një liste shumë të shkurtër kandidatësh.
