Sazan Guri e Elena Kocaqi shanse për president? Gjiknuri s'përjashton asnjë emër, as ata që vetëshpallen

"Nuk përjashtoj asnjë emër, as ata që vetëshpallen".

Kështu u përgjigj Damian Gjiknuri për të gjithë emrat që vetëshpallin kandidaturën për president, mes tyre edhe Elena Kocaqi e Sazan Guri.

I pyetur se si i sheh PS këto emra, Gjiknuri tha se janë në proces dialogu, ndaj nuk përjashtojnë asnjë emër por është e rëndësishme që të gjejnë një profil të përbashkët për president.

"Jemi në një proces dialogu, çdo emër është një diskutim, mjafton që ne të gjejmë një platformë për krijimin e një figure të pranueshëm nga të gjitha palët. Kështu që unë nuk paragjykoj asnjë emër përfshirë të gjithë ata që vetë shpallen."