Rama në konferencën Adriatiko - Joniane mesazh fqinjëve në Ballkan: Telashet i kemi hapur vetë njëri tjetrit, të tjerët përfituan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2022, 10:39
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e rastit në konferencën “Nisma Adriatiko Joniane” që po mbahet sot në Tiranë.
“Nuk ka asnjë të mirë për ne nëse nxisim ndasitë, tensioned apo krijojmë shqetësime. Na duhet të punojmë së bashku për të bërë më të mirë jetën e njerëzve tanë.
Edi Rama: "Fqinjët nuk I zgjedh. Komshi i mirë shtëpi e lumtur. Ne jemi këtu Shqipëria nuk do të shkojë askund. Këtu është shtëpia jonë. Ashtu si serbët, malazezët,kroatët. Na duhet të rritemi dhe të harrojmë rrëmujën që kemi krijuar për njëri tjetrin dhe të mos harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë në dëm të së ardhmes tonë për shkak të telasheve që kemi hapur vetë"
Konferenca e 18-të e kryetarëve të parlamenteve pjesë e nismës Adriatiko Joniane.