Shahini: Qemal Stafa përfaqëson virtyte për rininë dhe shoqërinë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Pedagogu Ledion Shahini u shpreh se Qemal Stafa përfaqëson virtyte për rininë dhe shoqërinë.
Ai tha se është e rëndësishme që rinia të njohë aspektin historik dhe të rritet me ideologji e të marrë shembuj për të hedhur hapa konkret, si rasti i Qemal Stafës.
Shahini: Qemal Stafa përfaqëson virtyte për rininë dhe shoqërinë. Vetë fondacioni është i ngritur mbi grupet e rinisë që përqafojnë ideologjitë që Qemal Stafa përqafonte në ato kohë dhe duke i spostuar në kohë si ideologji të majta.
Në këtë aspekt jemi ndër suportuesit më të mëdhenj të të rinjve për tu njohur me ideologjitë e majta dhe lidershipit në tërësinë e vet. Është e rëndësishme që ta njohë aspektin historik dhe të rritet me ideologji e të marrë shembuj për të hedhur hapa konkret. Rasti i Qemal Stafës është një i tillë.

