Xhufi: Ka adeptë të fashizmit edhe tek ne, shumë shpejt do të ketë parti fashiste me ndonjë emër tjetër
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, historiani Pëllumb Xhufi u shpreh se edhe në Itali ka pasur lëvizje partizante kur e pushtuan gjermanët.
Ai tha se edhe sot ka adeptë të fashizmit, ashtu sikurse ka edhe tek ne, dhe shumë shpejt do të ketë parti fashiste, të mbuluar me ndonjë emër tjetër më të modës.
Xhufi: Edhe në Itali ka pasur lëvizje partizante kur e pushtuan gjermanët. Aty luftuan edhe komunistët, edhe socialdemokratët, edhe kristian demokratët. Pra kishte disa grupe politike që u angazhuan në luftë. Ndërkohë që italianët kanë pasur disa presidentë dhe kryeministra që kanë qenë të të gjitha kampeve partiake.
Edhe sot ka adeptë të fashizmit, ashtu sikurse ka edhe tek ne, dhe shumë shpejt do të ketë parti fashiste, jam i bindur e mbuluar me ndonjë emër tjetër më të modës. Në Itali fashistët nuk marrin vota, marrin shumë pak në zgjedhje.

