Fatos Nano president? Damian Gjiknuri: Askush nuk është i përjashtuar
Damian Gjiknuri, një nga tre anëtarët e grupit negociator për zgjedhjen e presidentit nuk përjashton emrin e Fatos Nanos si kandidat për president.
I pyetur sot nga gazetarët sa shanse ka që Fatos Nano të jetë kandidaturë e ardhur nga maxhoranca?
Damian Gjiknuri u përgjigj: “Unë këtu nuk jam të komentoj emra të përveçëm. Natyrisht të gjithë kanë shanse. Kufizimet tona janë të mos jenë nga grupi parlamentar por që ka figura me kontribute politike e shoqërore qoftë ish politikanë apo akademikë apo njerëz që kanë dhënë kontribut në shoqëri që natyrshëm mund të jenë kandidatë, kështu që identifikimi I emrave në këtë fazë do të ishte gabim dhe do të krijonte pritshmëri të rreme, por askush nuk është I përjashtuar përfshi dhe emrin në fjalë patjetër.
A mund të përfshihen ndërkombëtarët në negociata?
Damian Gjiknuri: Kur dhe ju shfaqet propozimin dhe aburditetin e këtij propozimi . Është praktikë që nuk është përdorur ndonjëherë.
Palët që komunikojnë shqip shqip do të donin një ambasador apo përfaqësues të huaj në një tavolinë që nuk kanë të bëjnë me cështje të partnerëve. Është propozim I pavend.
Duke luajtur me kartën e trasnparencës, prej javësh Partia Socialiste ka përfshirë në proces të gjithë, që nga deputetët e saj deri tek qytetarët për të propozuar kandidatë për president. Por në fund siç e pranon edhe vetë sekretari i Përgjithshëm i PS, ai që do t’i vërë vulen mbi emrin e Kreut të Shtetit do të jetë Edi Rama.
Gjiknuri tha se mazhoranca është e hapur për t’i diksutuar emrat nga opozita, por pa ultimatume dhe ndërkombëtarë.

