Xhufi: Në Ukrainë askush nuk po bashkohet me rusin, në Shqipëri kishte 25% bashkëpunëtor gjatë luftës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Pëllumb Xhufi historian u shpreh vizita e qeveritarëve në 29 nëntor është një hipokrizi.

Ai tha se në konfliktin rusi-Ukrainë nuk është dërguar një person nga Ukraina që është bërë bashkëpunëtor me Rusët, ndryshe nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Xhufi: Vizita në 29 nëntor është një hipokrizi. Ka dy muaj që Rusia ka sulmuar një vend sovran dhe më trondit që ai popull sllav dhe ortodokse, që ka bërë shumë rezistencë, dhe nuk kam parë një ukrainas që të bëhet bashkëpunëtor me sulmuesin dhe agresorin.

Ndërsa ne kemi pasur shumë sa një oficer britanik thotë se 25% e shqiptarëve kanë qenë bashkëpunëtor gjatë luftës. Si është e mundur që ky vend prodhon modele të tilla dhe po ashtu edhe të moralit dhe që kanë pasur atdhedashuri.