Xhufi: Qemal Stafa ka qenë intelektual qysh në gjimnaz

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Pëllumb Xhufi historiani Qemal Sfata ka qenë intelektual qysh në gjimnaz.

Ai tha se ai ishte gjithmonë në ngjarjet e rëndësishme të vendit dhe se historia e tij lidhet me sakrificën e tij që ra në mënyrë heroike.

Xhufi: Dikur në Tiranë aty ku sot është galeria kanë qenë 4 monumente; Qemal Stafa, Alqi Kondi, Nako Spiro dhe Vasil Shantos. Këta kanë qenë 4 nga drejtuesit komunistë që janë vrarë herët në periudhën e luftës. Këto monumente të krijonin një lloj reflektimi.

Qemal Stafa ka qenë intelektual qysh në gjimnaz. Jemi rritur me librin e tij “Qortimet e Vjeshtës” libra të tilla nuk i gjen më në shkollat tona. Ai ishte gjithmonë në ngjarjet e rëndësishme të vendit. Sigurisht që lidhet me sakrificën e tij që ra në mënyrë heroike.