Presidenti përçan Partinë Demokratike, mbledhja e grupit e thirrur nga Alibeaj pa vendimmarrje
Përçarja në Partinë Demokratike vijon të jetë prezente me palët që marrin vendime politike dhe nuk njohin lëvizjet e e ndërrmarra nga grupi tjetër. Alibeaj testoi forcën duke thirrur grupin parlamentar për të disktuar për Presidentin. Ndërkohë që nuk njeh vendimin e Rithemelimit për të mbledhur të premten Këshillin Kombëtar.
Një vendimi i Enkelejd Alibeajt për të thirrur mbledhjen e grupit parlamentar për të disktuar për negociatat për Presidentin e ri solli reagime të forta të Komisionit të Rithemelimit, që u reflektua me prezantimin e vetëm 22 deputetëve në selinë blu.
Deputeti demokrat Ervin Salianji, i cili iu përgjigj ftesës së Alibeaj, tha për mediat se ka një përpjekje skizofrenike për të ndarë Partinë Demokratike në dy pjesë.
Salianji: Ka një përpjekje skizofrenike për ta ndarë PD në dytë pjesë. Nuk hyj në ata deputetë që PD të ndahet. Personalisht kam bërë përpjekje për të folur me Rithemelimin dhe Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët.
Është e pamundur që të mos diskutojmë. Mbledhjet e grupit janë kthyer në përpjekje për protagonizëm personal, duke mos i lënë fokusin e duhur zgjidhjes së problemeve. E kanë zhvendosur vëmendjen nga reforma territoriale dhe reforma zgjedhore.
Këto kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së emrave nga ana e opozitës, që është e pafalshme. Grupi duhet të hyjë në një hulli të duhur, kryesia duhet të mblidhet rregullisht dhe deputetët duhet ti japin zgjidhje krizës që PD të marrë zgjidhje dhe mos e shpërndajmë fokusin nga lufta ndaj Edi Ramës. Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si një i tërë.
Në përfunDim të takimit, Enkeljd Alibeaj, u shpreh se mbledhja u shty për ditën e hënë në përpjekje për të mbledhur të gjithë grupin parlamentar.
Alibeaj: Me sugjerimin e tyre lamë që të kemi një mbledhje tjetër të hënë se edhe afatet janë të tilla.
Nga ana tjetër deputetët e rreshtuar krah Komisionit të Rithemelimit jo vetëm që nuk e njohin mbledhjen, por e cilësuan Alibeajn si të përdorur nga Rama dhe Balla.
Boçi: Është nul se Alibeaj mund të ketë tagrin e Ramës dhe Ballës për thirrjen e kësaj mbledhje por nuk ka më tagrin e demokratëve. Ata tashmë e kanë shkarkuar në Kuvendin e 30 prillit. Së dyti, mbledhjet e grupit parlamentar i thërret kryesia e grupit parlamentar dhe vendos dhe axhendën e diskutimeve.
Unë kam kërkuar mbledhjen e kryesisë së grupit për të vendosur thirrjen e grupit. Nuk mund të jetë një deputet çfarëdo emër ti thërrasë Rama atij që të thërrasë mbledhjen e grupit parlamentar dhe ky grup nuk mund të mblidhet sa herë dhe kur dëshiron Rama dhe kur është ai në pozitë të vështirë.
Rithemelimi, sot si organ të vetëm legjitim në Partinë Demokratike njeh Këshillin e ri Kombëtar.
E vendimmarrjet do të merren vetëm në këtë organ, prandaj deputeti Edi Paloka doli dhe njoftoi mbledhjen e tij premten në orën 18:00.
Por për Alibeajn, kjo vendimmarrje nuk ekziston.
Alibeaj: Këshilli Kombëtar i PD nuk ka mbledhje nesër, nëse flisni për institucione paralele unë besoj se kjo, nuk është e udhës për këdo që flet me dashamirësi për demokratët nuk duhet të marrë veprime për ndarjen, por për bashkim real.
Gjithësesi qëndrimi përfundimtar i selisë blu do të mësohet javën e ardhshme, atëherë kur është parashikuar edhe mbledhja e radhës e grupit parlametar.

