Zelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portet anijeve e turistëve rusë. Mund të vijnë xhelatët e Mariupolit

Presidenti i Ukrainës iu drejtua sot (3 maj 2022) Kuvendit shqiptar me një videomesazh 15 minutash ku pasi tregoi jetën e Ukrainës nën terrorin dhe pushtimin rus prej 24 shkurtit 2022 falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e dhënë dhe strehimin e refugjatëve rusë duke kujtuar dhe Nënë Terezën.

Në videomesazhin drejtuar nga Kievi, Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky duke e quajtur Rusinë një kërcënim serioz për rendin botëror kishte dhe një kërkesë të qartë drejtuar Shqipërisë: Të mbyllë portet për anijet ruse dhe kufizimin e ardhjes së turistëve në Shqipëri.

KLIKONI KËTU PËR LAJMET MINUTË PAS MINUTE

Zelensky: "Çdo ditë Ukraina humbet fëmijë. 120 fëmijë u vranë dhe 406 u plagosën. Sot është ceremoni lamtumire për gazetaren që u vra pasi raketa goditi banesën e saj....

...Bankat ruse duhet të shkëputen plotësisht nga sistemi financiar global.

Sado e vështirë të jetë duhet të kufizohet qëllimisht tregtia me Rusinë, sepse nëse jo sot nesër Rusia do të përdorë lidhjet tregtare për të goditur tregun tuaj kur të dojë konfiskime apo lëshime politike. Ju duhet ti hiqni këtë mundësi Rusisë në kohën e duhur.

Mbyllni portet për anijen ruse e kufizoni ardhjet e turistëve rusë. Ndoshta vrasësi në Buca apo xhelatët e Mariupol apo ndonjë që punon sot për të minuar Shqipërinë"

Mbeshtetja ne OKB

Gjithashtu Zelensky kërkoi dhe mbështetjen e Shqipërisë në OKB për të vendosur ndalimin e përdorimit të fondeve të OKB-së nga Rusia.

"I jam mirënjohës Shqipërisë për bashkëpunimin e saj në platformën e OKB-së sidomos tani kur vendi juaj është anëtare jo e përhershme. Të ndalojë përdorimin e fondeve të OKB-së për të sponsorizuar. Nëse ajo shkel kartën e OKB-së, kërcënon sigurinë ushqimore dhe shkatërron paqen në botë nuk ka të drejtë të marrë asnjë cent"  

Mbështetja për në BE 

Gjithashtu Zelensky kërkoi dhe mbështetjen e Shqipërisë për në BE. 

"Që nga viti 2014 kur Rusia pushtoi Gadishullin tonë të Krimesë filloi luftën në Donbas( Ukrainën lindore). OKB ka blerë mallra dhe shërbime prej saj për të paktën 2 miliard e gjysëm dollarë. Kjo thjesht është e padrejtë. Nuk duhet të ndodhte. Dekada më parë Ukraina dhe Shqipëria zgjodhën rrugën e demokracisë dhe integrimit Europian. Në nuk devijuam nga kjo rrugë. Së bashku jemi të përkushtuar për zhvillimin e liritë e një Europe të bashkuar. Unë besoj se kur të vijë koha kur të vendoset për anëtarësimin e Ukrainës në BE vota juaj do të jetë e dëgjueshme në mbështetjen tonë. Jam e sigurtë që të gjithë në botë po tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Dikush është i madh në përmasa por shumë i vogël. Dikush është i vogël në hartë por ka një përzemërsi më të madhe. Faleminderit Shqipëri! Ju falenderoj për mbështetjen tuaj. Ju falenderoj për zemërgjerësinë tuaj. Lavdi Ukrainës!

Kërkesat nuk morën përgjigje nga kryeministri Edi Rama, i cili menjëherë pas videomesazhit mbajti një fjalim të parapërgatitur.

Gjatë fjalës së tij Rama bëri të qartë se Shqipëria është krah Ukrainës dhe se do të marrë pjesë me kontributin e saj në konferencën e donatorëve që do të mbahet në Poloni më 5 maj, por nuk tha asgjë për kërkesën e pastër që presidenti Ukrainas bëri. 

Videomesazhi gati 15 minutësh u mbyll me duartrokitje dhe të gjithe deputetët e Kuvendit u ngritën në këmbë.

Zelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portetZelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portetZelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portetZelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portet

Zelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portetZelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portetZelensky videomesazh në kuvendin e Shqipërisë: Mbyllni portet