“Tragjedi” për Interin në Bologna, zikaltërit falin titullin në “Dall Ara” (Video golat)

Katër javë nga fundi, Bologna i jep një asist të artë Milanit për të fituar titullin e parë kampion pas më shumë se një dekade dhe të 19-in në histori për të barazuar pikërisht Interin që bëri vetëvrasje në "Dall Ara".

Ndeshja e prapambetur dhe e shumëpërfolur mes zikaktërve e bolonjezëve përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme për skuadrën e Simone Inzaghit që u mund 2-1 nga skuadra e ish-ëve Mihajlovic e Arnautovic por edhe me ndihmën e portierit Andrei Radu, autor i një gafe të pafalshme në rastin e golit të dytë.

Nisi gjithçka në dishezë për Interin qe kaloi menjëherë në avantazh dhe kur u mendua se shtroi rrugën duke tentuar edhe të dytin, Bologna barazoi dhe madje bëri rezistencë heroike për të shtuar golin e nokdaunit. Mbrëmje "horror" për milanezët zikaltër që tashmë e ndjekin Milanin po me dy pikë më pak por me numër të barabartë ndeshjesh, 34. Topi mbetet në këmbët e skuadrës se Stefano Piolit.