“Kukësi Arena”, gjobë që në ndeshjen përuruese. Disiplina heton ndeshjet e dyshuara për trukim
Gjobë që në ndeshjen e parë “Kukësi Arena”. Komisioni i Disiplinës nuk kursehet ndaj klubit verilindor edhe pse përballja e së shtunës ishte e para për kompleksin e ri që u përurua nga kreu i qeverisë dhe ai FSHF-së si një investim i përbashkët me vlerë 10 mln. Euro.
Në vendimet e publikuara nga Disiplina, bie në sy gjobitja me 50 mijë lekë për hedhjen e sendeve dhe hyrjen e tifozëve në fushën e lojës pas ndeshjes që u mbyll në barazim 0-0. Vendimet e tjera që vijojnë si më poshtë, përfshijnë kampionatet inferiore dhe ato të moshave. Bien në sy edhe vendimet për të nisur hetimet e ndeshjeve Bulqiza-Veleçiku e mbyllur me rezultatin e paprecedentë 0-15 dhe që ka ngjallur jo pak dyshime për një trukim të mundshëm të rezultatit, por edhe për sfidat mes Orikut e Gramshit 8-0 dhe Internacional-Luzi 1-15.
1. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
2. Zyrtari i Football Republic U-19, Bledar Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis F.C Bulqiza dhe KSSH Veleçiku.
4. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis Oriku dhe KF Gramshi.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, midis FC Internacional Tirana dhe Luzi 2008.
6. FC Internacional Tirana, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Klosi, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
7. Lojtari i FK Memaliaj, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i SHS Albpetrol, Renaldo Baba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Zyrtari i SHS Albpetrol, Eldison Kapo, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i A.F. Luftëtari, Aboubacar Soumah, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. KS Korabi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Tirana B U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
12. KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
13. KF Klosi U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
14. KF Klosi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër FK Spartak Tirana U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0 – 3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
15. Zyrtari i Albanët U-15, Alban Miftari, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
16. Zyrtari i Donbosko AK- U-15, Oltijon Kërnaja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
