Barcelona censuron festimin në stilin Cristiano Ronaldo (Video)

Festim alla Ronaldo pas një goli me roveshatë madje edhe “Siuuu” i famshëm por që mund t’i shkaktojë shumë telashe. Talenti i Barcelonës, Fermin Lopez, zgjodhi të kopjonte idhulin e tij që në këtë rast është edhe një nga armiqtë sportivë të klubit katalanas dhe për këtë fakt, drejtuesit e klubit sigurisht që i kanë “tërhequr veshin”. Kjo është video origjinale e festimit;

Klubi nuk është mjaftuar vetëm me këshillimin ndaj lojtarit por ka shkuar edhe më tej, duke censuruar videon ku ai feston. Ky është versioni zyrtar i klubit;

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona)

Ndërkohë, në rrjetet sociale, Barcelona ka heshtur për pjesën e festimit të lojtarit. Shumë njerëz i janë drejtuar klubit duke kërkuar shpjegime por deri tani nuk kanë marrë një përgjigje.