"Budallallëkun e keni ngjitës", Alibeaj i kërkon Nikollës të marrë masa ndaj Ramës: Keqardhje për gjendjen shëndetësore

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që  të marrë masa kundër gjuhës jo parlamentare të përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt opozitës.

Rama në fjalën e tij "e quajti ngjitës budallallëkun brenda familjes politike të opozitës." Alibeaj u shpreh se duhet të merren sanksione kundër tij ose vetëm gjendja shëndetësore e rënduar mund ta shpëtojë.

Alibeaj: Tha 13 herë fjalën budalla, i budallenjve, kopeja e me radhë. Ndjej keqardhje për gjendjen mendore të tij, por në këtë Parlament ka ca rregulla, kemi një kod sjelljeje zonja kryetare e Parlamentit. Neni 6 thotë se duket sanksionuar deputeti që përdor një gjuhë jo parlamentare dhe sapo ndodhi. Duhet sanksionuar nga ju, pavarësisht se është ulur poshtë jush për të vendosur seriozitetin në këtë sallë.

Për historinë e budallenjve apo jo, këtu mund të jenë dhe shumë të rinj. Kur zotëria ishte ministër i Kulturës ka një të dhënë të dokumentuar. Ikonat i mori dhe i çoi në Gjemani dhe nuk u kthyen kurrë. Për të kthyer seriozitetin në këtë sallë, pres të merrni masën e sanksionit për gjuhën parlamentar jo të përdorur nga deputeti Rama. Vetëm gjendja shëndetësore e rënduar mund ta shpëtoj.

Edhe deputeti Edmond Spaho i kërkoi Nikollës të marrë masa ndaj kryeministrit.

Spaho: Që në një Parlament të ketë mendime të ndryshme dhe debate të forta kjo është normale. që të insultohet në këtë mënyrë opozita nga kryeministri kjo është e papranusheme. Të kalohen gjithë normat etike dhe dialogut dhe debatit është e papranueshme. Procedura nuk e lejon këtë. Ju takon ju të ndërprisni fjalën, kushdo qoftë ai kur kalohen këto caqe etike. ju kërkuar t;i ndërprisni fjalën Zhupës se doli nga rendi i ditës. Kur ne quhemi kope, budallenj, nuk ka dalë njeri nga rendi i ditës. Ky është Parlament zonja kryetare. Kur e fillon kryeministri është provokacioni më i lartë që mund t'i bëhet opozitës. Ju kërkoj të ndërprisni seancën dhe të merrni masë disiplinore për kryeministrin.