Dy ditë nga Kuvendi, Bardhi thirrje Berishës: Reflekto, hiq dorë nga rruga që çon në çarjen e PD-së

Dy  ditë nga mbledhja e Kuvendit të 30 prillit, deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi i bën thirrje Berishës të reflektojë dhe të heqë dorë nga rruga që po çon në çarjen përfundimtare të PD-së.

“Uroj që cilido të kapërcejë veten dhe të mendojë interesin e demokratëve. Deri tani kemi parë akte që kanë përçarë PD-në duke ecur në rrugë të njëanshme. Kjo nuk është zgjidhje për PD-në, forcimin e interesin e demokratëve por zgjidhje për interesin personal të Berishës që bie ndesh me interesin e demokratëve."

Uroj shumë që të ketë reflektim dhe vlerësim realist të situatës dhe të hiqet dorë nga rruga që po çon në çarjen përfudimtare të PD-së."