Zelensky video-mesazh të martën në Kuvendin e Shqipërisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2022, 10:44
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t'i drejtohet shqiptarëve me një video-mesazh
Gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi bën me dije se Zelensky do të përcjellë mesazhin e tij në seancën plenare të së martës, 3 maj.
Zelensky ka falenderuar më parë Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër pushtimit të Rusisë.
Më herët, kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko, përmes një video-mesazhi falenderoi Tiranën për mbështetjen.
Presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve evropiane.
Ai kërkon vendosjen e sanksioneve më të forta ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
