Mund t'ju ndryshojë fati pas Kuvendit të 30 prillit, Alibeaj: Fatin tim e vendos vetë, do flasë Gjykata

Të shtunën e 30 prillit, Komisioni i Rithemelimit pritet të mbledhë Kuvendin Kombëtar. Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediet para Parlamentit, i pyetur nëse PD po shkon drejt krijimit të dy partive, përmendi sërish platformën e bashkimit të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Nëse PD vijon të jetë e ndarë në procesin e zgjedhjes së Presidentit a po shkohet drejt krijimit të dy partive?

Alibeaj: Grupi Parlamentar ka nxjerrë një platformë bashkimi, është e qartë. Synon mbi të gjitha jo interesin personal të individëve, pro interesin e demokratëve. Interesi i demokratëve kërkon bashkimin mbi disa vlera.

Çfarë do bëni pas të shtunës?

Alibeaj: Është e qartë për këdo sot që ka një PD, ka një Statut, ka organe të PD-së, ka kryesi, ka Këshill Kombëtar, ato të cilat janë sot e gjithë ditën e do vazhdojnë të jenë rregullat e institucionet e PD. çështja është në Gjykatë, të presim Gjykatën. Kur gjykata flet ne heshtim.

Fati juaj mund të ndryshojë pas datës 30. A do bëni konsultime me PS para kësaj date?

Alibeaj: Unë nuk nxitoj, fatin tim e cakton unë vetë në çdo dimension. Nuk kam nxitoj. Procesi i zgjedhjes së Presidentit duhet të jetë serioz. Testi i të gjithëve sot është që të zgjedhim një president për shqiptarët.

Për sa i përket zgjedhjes së Presidentin, Alibeaj kërkoi të zhvillohet një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. Sipas tij duhet të jetë President i të gjiithëve, jo i palëve politike dhe kësaj do t'i bëjë shërbim opozita.