Ndërpriten zgjedhjet për kreun e ri të PD në Malësi të Madhe, thyhet kutia e votimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 18:14
Në Malësi të Madhe është ndërprerë procesi i votimit për kreun e ri të PD. Sipas burimeve, është thyer kutia e votimit.
Kandidatët pretendojnë për votim masiv edhe nga persona që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Ka akuza për votim edhe nga pjesëtarë të administratës së Bashkisë Malësi e Madhe.
