Tushi: Më të rrezikuarit nga përdorimi i drogërave është mosha 12-14 vjeçare

Sociologu Gëzim Tushi, është shprehur se në 30 vitet e fundit është zgjeruar përdorimi i drogës.

Në lidhje të drejtpërdrejt për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava, Tushi tha ka filluar të ulet mosha e përdorimit të drogës, ndërsa është zgjeruar fasha e popullatës që e përdorin atë.

Gëzim Tushi: Në këto 3 dekada  ëshë zgjeruar përdorimi i drogës. Ka disa kategori të reja, ka filluar të ulet mosha e përdorimit, ëzhtë zgjeruar fasha e popullatës që e përdor atë. Përdorimi i drogës bëhet në përgjithësi nga ato persona që kanë jetë boshe, kane halle.

Sipas tij mosha më e rrezikuar e përdorimit të drogërave është 12-14 vjeç, ndërkohë një grup tjetër janë ato persona që kanë probleme me ankthin dhe dëshpërimin.

Gëzim Tushi: Mosha më e rrezikuar është 12-14 vjeçare. Një grup tjetër që përdor drogën janë ata që kanë probleme të dëshpërimit, si ankthi, fatkeqësitë dhe mendojnë se mendojnë se kapërcimi i tyre mund të bëhet nëpërmjet drogës. Përdorimi i drogës është një rrezik social. Dëmi nuk është vetëm individual, por nxit kriminalitetin dhe të çon deri në vetëvrasje. Droga është një skllavëri e jashtëzakonshme. Beteja me drogën ka dhe komponentin mjekësor por edhe komponentin psikologjik.

I pyetur se si do të ndikojë legalizimi i kanabisit në  vendin tonë, Tushi tha:

Nëse nuk do të merren parasysh për të siguruar instrumentet e duhura për përdorimin e tij, do të thotë se ky ilaçi mjekësor është më i keq se sëmundjet që ka shoqëria shqiptare.  Mendoj se duhen bërë llogaritë mirë. Këto janë substanca shumë të rrezikshme.

Vlera mjekësore e drogërave është e padiskutuar, por është problemi tjetër sepse është shumë e vështirë të ndalohet prodhimi masiv i kësaj lënde duke qenë se është e logalizuar. Duhet të gjejmë mënyra për ta mbrojtur njeriun nga këto skllavëri të reja, sikurse është përdorimi i drogës, është shumë e rrezikshme.

Përgatiti Anila Kolgjini.