Mbërrijnë në Vlorë forcat xheniere nga Tirana, mbi pakon e dyshimtë një celular i fiksuar me ngjitës

Forcat xheniere nga Tirana kanë mbërritur në Vlorë për të verifuikuar pakon e dyshimtë që u gjet në mes të rrugës në zonën e plazhit të vjetër.

Nga fotot e ekspertizës paraprake vihet re se në pakon e mbështjellë me plasmas ka ka aparat celular si dhe është e ngjitur me ngjitës.

Forcat xheniere do të bëjnë shpërthimin e kontrolluar të saj.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.