Plagosja në Pogradec, në vendgjarje edhe drejtori i policisë Gjovalin Loka
Pas plagosjes së të riut Joan Muçllari në Pogradec, në vendngjarje ka mbërritur drejtori i policise së qarkut Gjovalin Loka.
Plagosja ka ndodhur në afërsi të hotel ‘Kalaja’, ku i riu u qëllua më armë zjarri në këmbë.
Ai ka shkuar vetë në spital ku është nën kujdesin e mjekëve në repartin e Reanimacionit.
Policia ka identifikuar si autorë të plagosjes shtetasit Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se plagosja në Pogradec ka ndodhur si pasojë e një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë kriminalë.
Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë, ku u sulmua hotel "Voloreka" në Tushemisht të Pogradecit.
Muçllari është djali i pronarit të hotel “Volorekës’ i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm.
Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.
