“Shën Tereza” bën bashkë filantropët shqiptarë
Në vitin 2019 producenti Sokol Guga bëri bashkë një ekip për të sjellë për herë të parë në vendin tonë një aktivitet me filantropët shqiptarë kudo në botë. Synimi ishte jo vetëm bamirësia për njerëzit në nevojë por edhe krijimi i një ure komunikimi midis publikut dhe njerëzve filantropë shqiptarë . Një event i cili u quajt “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”. Për herë të parë ai u organizua në shtator të vitit 2019 në Prishtinë duke bërë bashkë biznesmenë dhe filantropë të njohur.
I ftuar në emisionin “Jeto me orën” Sokol Guga na rrëfeu më shumë për ngjarjet që do ndodhin në eventin e ardhshëm në shtator i cili do të zhvillohet në Maqedoninë e veriut. Sokol Guga rrëfeu se “Përgatitjet për këtë event gala kanë filluar që në muajin janar dhe do të finalizohet në shtator me transmetimin e këtij eventi”.
Edhe mbështetja që Sokol Guga ka pasur për të sjellë këtë lloj eventi ka qenë shumë e madhe gjë e cila ka bërë të mundur suksesin e këtij eventi gala. Në edicionin e vitit 2019 janë dhuruar edhe 7 apartamente për njerëzit në nevojë madje ka arritur edhe një rekord shikueshmërie. Për sa i përket edicionit të këtij viti do të dhurohen 2 apartamente për njerëz të cilët humbën shtëpitë nga tërmeti.
E ndërsa kthejmë vemendjen në edicionin e këtij viti që do zhvillohet në Shkup, të rejat e këtij spektakli janë se do të ketë artistë të tjerë dhe një gjë tepër e veçantë është se biznesmenët që do jenë pjesëmarrës nuk e kanë bërtitur filantropinë e tyre.
Veç këtij eventi Guga është edhe producent i eventit “Krishtlindjet në Tiranë” ku këtë vit do të jetë në skenë së bashku me muzikantin Zhani Ciko.
