Britania do të furnizojë Ukrainën me mjete të blinduara "Stormer"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2022, 20:03
Një numër i vogël automjetesh të blinduara Stormer të pajisura me raketa lëshuese kundërajrore do të dërgohen nga Britania e Madhe në Ukrainë, tha Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.
Wallace tha se shërbimet britanike vlerësuan se rreth 15,000 ushtarë rusë ishin vrarë në luftë dhe se 2,000 automjete të blinduara, duke përfshirë 530 tanke, ishin shkatërruar.
Gjithashtu janë shkatërruar 60 helikopterë dhe avionë luftarakë.
“Tani mund të njoftoj në Parlament se do të dhurojmë një numër të vogël mjetesh të blinduara, të pajisura me lëshues për këto raketa kundërajrore”, shtoi ai.
