Pako e dyshimtë në plazhin e vjetër të Vlorës, policia rrethon zonën

Një pako e dyshimtë është konstatuar në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë pasditen e sotme.

"Rreth orës 14:40, në lagjen " 1 Maji", Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët" njofton policia.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me lëndë plasëse që mund të ketë rënë nga ndonjë automjet.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.

Rreth orës 17:42, në Vlorë mbërritën forcat xheniere nga Tirana për të kontrolluar pakon e dyshimtë në mes të rrugës.