Hoxhë Kalaja: Pendimi është kthimi i njeriut pas te Zoti, sepse ai është falës dhe mishërues
Në “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Ahmed Kalaja u shpreh se pendimi është domosdoshmëri sepse njeriu është mëkatar.
Ai tha se Zoti ka thënë se çdo pasardhës i Ademit është fajtor dhe më i miri i fajtorëve është ai që pendohet.
Kalaja: Pendimi është domosdoshmëri sepse njeriu është mëkatar. Zoti na e përmend edhe njeriun e parë që gaboi edhe pse ishte në parajsë. Ne jemi të gabueshëm, zoti është i pagueshëm, madje edhe profetët kanë gabueshmërinë e tyre dhe zoti i ka falur.
Zoti ka thënë se çdo pasardhës i Ademit është fajtor dhe më i miri i fajtorëve është ai që pendohet. Pendimi është një lloj kthimi pas. Njeriu kur gabon largohet. Njeriu kur gabon ndaj zotit kthehet sërish ndaj tij sepse Zoti është falës dhe mishërues. Zoti i do ata që pendohen.