Emër i dalë nga PD? Balla: Shqipërisë nuk i duhet një President si Meta i dalë nga opozita
Mazhoranca nuk po kërkon një President tjetër të dalë nga radhët e opozitës. Të paktën kështu u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla gjatë një konference për mediet.
Balla: Ne duam një President normal dhe krejtësisht ndryshe nga Ilir Meta. Shqipërisë nuk i duhet një President tjetër nga opozita aktuale. Besoj që e kemi parë të gjithë se mënyra sesi e ka shpërdoruar detyrën Presidenti aktual, Presidenti në detyrë, në marrëdhënie me institucionin, me Kushtetutën, me partnerët strategjikë të Shqipërisë, është identikiti i duhur për të bërë të kundërtën.
Shqipëria nuk ka nevojë që Presidenca, të jenë një zyrë e një individ tjetër në opozitë. Kushtetuta e thotë që presidenti duhet të jetë të jetë një autoritet mbi palët. Unë mendoj që duhet të shohim përtej. Ne nuk duam një President Republike që të jetë i njëanshëm. Ne duam të garantojmë një President të paanshëm.
