E pazakontë: E reja shkon me dhimbje barku në QSUT, ishte shtatzënë, lind në tualetin e spitalit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në urgjencën e QSUT-së orët e para të ditës së sotme ku një e re ka lindur në tualetin e spitalit.
Sipas Shoqatës së Infermiereve e reja është paraqitur me dhimbje barku në urgjencë rreth orës 2 të mëngjesit dhe pasi është pritur nga mjekët ajo ka kërkuar të shkojë në tualet.
Sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak te krizave nga shtatzënia ajo ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës se QSUT-së.
Më pas ajo mori ndihmën e nevojshme u shoqërua në maternitet ku mori ndihmës dhe shërbimin e nevojshëm pas kësaj lindje aspak të zakontë.
Njoftimi i Shoqatës së Infermiereve:
Nuk kishte ndodhur me pare ne vend qe te paraqitesh ne Urgjence per dhimbje barku dhe te lindesh ne tualet. Burime për Shoqatën e Infermiereve tregojne qe mbrëmje e djeshme rreth orës 02:00 te mëngjesit është paraqitur ne Urgjencën e sëmundjeve te brendshme e cila tashme konsiderohet dhe si Urgjenca Polivalente qe pret te gjitha llojet e Urgjencave dhe pas triazhit çdo pacient dërgohet ne specialitetin qe ka nevoje per shërbim.
E reja është paraqitur ne Urgjence duke referuar me dhimbje te forta barku dhe pasi eshte pritur nga stafi i urgjencës nga ana e vajzës është kerkuar te shkoj te tualet. Sapo ajo ka shkuar ne tualet dhe per shkak te krizave qe kishte rezulton qe ajo ishte shtatzënë dhe ka lindur pikerisht ne tualetin e Urgjencës se QSUT ku pasi mori ndihmen e nevojshme u shoqerua ne maternitet ku mori ndihmes dhe sherbimin e nevojshem.
Urime te perzemerta te gjithe stafit te Urgjences te cilet ishin prezent dhe asistuan duke ndihmuar te rene e cila tashme gezon shendet te mire.
