Ankimimi për Kuvendin e 11 dhjetorit, Këlliçi: Keqardhje! Qëllimi i vetëm është përçarja e PD-së
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj më 16 prill prezantoi platformën për atë që do të çojë në bashkimin e demokratëve, pas ankimimit që bëri në Gjykatë për anulimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Ndërkohë deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, në një intervistë për Ora News, tha se vendimi i Gjykatës nuk mund të ankimohet, duke qenë se Alibeaj nuk ka qenë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Belind Këlliçi: Kjo është një çështje që nuk ekziston. Minutat për të folur për këtë temë janë të çuara dëm. Ankimimi nuk mund të bëhet, dhe më vjen keq se Alibeaj i di më mirë këto. Përsa kohë që nuk ka qenë palë në proces dhe nuk ka marrë pjesë në proces, nuk mund të ankimohet ai vendim i Gjykatës së Tiranës. Më vjen keq që Alibeaj kapet pas këtyre artificave juridike dhe teknikaliteteve, duke mohuar në realitet që është prodhuar më atë 11 dhjetor, në referendumin e datës 18 dhjetor.
Teksa ka shprehur keqardhje për reagimet e Alibejt, tha se qëllimi i ankimimit është përçarja e PD-së, ndërsa shtoi se platforma që prezantoi kreu i grupit parlamentar nuk ekziston.
Belind Këlliçi: Shpreh keqardhjen time, për këto reagimi burokrate, prej juristësh që tregon që nuk kanë formim politik, dhe nuk pranojnë realitetin. Qëllimi i akimimit është për të mbajtur të përçarë PD, dhe për ta mbajtur konfliktin ndezur në PD, sa më gjatë të jetë e mundur. Përsa kohë konflikti qëndron i ndezur dhe stimulohet, përfituesi i vetëm është Edi Rama. Ky është problemi që qytetarët shqiptarë i kanë dhënë tre herë zgjidhje, në 11 dhjetor, 18 dhjetor dhe në 6 mars të këtij viti. Më vjen keq për këtë që ndodh, për këtë manipulim që i bëhet opinionit publik. I vetmi problem është se disa demokratë të jenë në shërbim të Edi Ramës. Paraqiten emra listash deputetësh sikur kanë firmosur një platformë që nuk ekziston.
Platformën e Alibeajt nuk e marrë në konsideratë. Është platformë që synimin e vetëm ka përçarjen e PD-së, por demokratët i kanë paraprirë kësaj tentative duke sanksionuar krijimin e fraksioneve politike.
Përgatiti Anila Kolgjini.
