Nuredin Dumani në dorë të SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 14:12
Prokuroria e Elbasanit shpall moskopetencën dhe dorëzon në SPAK dosjen në ngarkim të Nuredin Dumanit.
Hetuesit kanë ngritur akuzën e grupit kriminal dhe kjo është arsyeja pse dosja ka shkuar në SPAK.
Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e 29 marsit 2022, teksa ishte fshehur në një apartament në Fier, pak orë pas atentatit të ndodhur në Elbasan ku dhe kishte mbetur i plagosur.
Nuredin Dumani dyshohet për të paktën shtatë ngjarje të rënda.
Dyshohet se Dumani ishte kthyer në Shqipëri për të vrarë kundërshtarin e tij, Talo Çela.
