Grabitet posta në Kamzë/ I riu me kapuç, maskë anti-Covid dhe pistoletë lodër merr 100 mijë lekë dhe “zhduket”

Posta Shqiptare në Kamëz ra pre e grabitjes pasditen e të hënës. Një i ri ende i paidentifikuar, i fshehur nën maskën anti-Covid, me kapuç në kokë dhe me një pistoletë lodër, arriti të merrte 100 mijë lekë që ndodheshin në arkë. Autori është larguar në këmbë pas grabitjes ashtu edhe siç hyri në Postë, pa u vërejtur nga askush. Brenda ndodhej vetëm punonjësja.

Me një kapele në kokë dhe një maskë anti-Covid, një i ri ka arritur të grabisë një shumë prej 100 mijë lekësh në filialin e Postës në Kamzë, nën kërcënimin e një pistolete lodër.

Incidenti ndodhi në orën 14.20 minuta të së hënës, 18 prill 2022.

Autori raportohet se ka ardhur drejt Postës në këmbë dhe nuk ka ushtruar dhunë ndaj  sportelistes së këtij filiali.

Pasi ka marrë paratë është larguar sërish në këmbë.  

Nga veprimet e kryera, duket se ai e kishte studiuar më herët planin, duke marrë informacionet e nevojshme, pasi brenda saj në momentin që kreu grabitjen, nuk kishte klientë.

Në çantën e dorës ka tentuar disa herë për të nxjerrë diçka në të cilën policia e ka verifikaur si pistoletë lodër.

Nën kërcënim e saj, ka arritur të grabisë 100 mij lekët që ndodheshin në arkë.

Sapo ka kryer edhe grabitjen, i riu është larguar nëper rrugicat e lagjes për të humbur gjurmët.

Policia dyshon se ai është banor i zonës e ndërsa disa persona janë shoqëruar, të cilët shiheshin si të  dyshimtë për ngjarjen.

Pak muaj më parë një tjeter Postë u grabit në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Autorët ishin të mitur e ndërsa shuma që morën nuk ishte e madhe.